Kompania prestigjoze BM SHPK vijon të jetë lider në treg, duke garantuar zinxhirin e bashkëpunëtorëve dhe partnerëve se do të jenë krah tyre me suportin logjistik, distibucionit, shitjes dhe standardeve që ofrojnë tek konsumatori final si dhe cilësinë e lartë të produkteve.
“Kjo kompani perfaqeson kryesimin në industrinë e pijeve ne Shqiperi, ku sot bashkepunon me 95% te tregut dhe shperndares i B52 ne Kosove, Maqedoni e ne Rajon,Mal të Zi, Serbi, Slloveni, Greqi, Itali, Angli e Shtete të Bashkuara duke marrë përmasat e një kompanie nderkombetare. Eshte nje nga kompanite me prestigjoze e cila gezon vleresimin e institucioneve vendase dhe te huaja dhe ne vitin 2023 eshte vleresuar si distributor me I mire e vitit nga dhoma e ekonomise dhe tregtisë”, thotë Xhenisa Shehu, drejtore marketingu e B.M Group.
Kompania BM Shpk sjell së shpejti në tregun shqiptar produktin më inovativ, 8S2 pa sheqer, që vjen si përgjigje ndaj kërkesës së rritur për pije energjike.
“Kërkesa e konsumatorëve për opcione më të shëndetshme është në nivelin më të lartë. Studimet tregojnë se njerëzit po kërkojnë gjithnjë e më shumë pije me përmbajtje më të ulët sheqeri pa kompromis në shije ose fuqi energjie." (market insights). E prodhuar në Hollandë do të vijë në versionin inovativ zero sheqer në tregun shqiptar nga kompania BM shpk, për të gjithë ata që kanë një stil jetë aktive dhe produktive”, shton më tej ajo.
Sfidat dhe konkurrenca agresive nuk kanë mundur të ndalin ecurinë tregtare të kompanisë BM shpk, e cila di gjithmonë sesi të operojë në treg për të sjellë risi unike përpara sezonit veror.

“Është shpejt për të thënë a ndikon në ecurinë tregtare, por ne si gjithmonë do marrim të gjitha iniciativat tona, përpara sezonit veror të mbështesim me flotën e shitjes dhe distribucionit të gjithë rrjetet e supermarketeve, horeca dhe ccdo bashkëpunëtor tjetër që kërkon produktet tona në Shqipëri dhe Rajon. Besojmë se cilësia, emri i mirë e një brandi ndërkombëtar dhe shërbimi korrekt ndaj konsumatorit do të japë frutet e veta vit pas viti.”, shprehet drejtorja e marketingut.
Drejtuesit e kompanisë BM Shpk shprehin entuziazmin që ndër vite falë ekspertëve të huaj holandez e vendas, logjistikës së avancuar, pasionit për cilësi e standarte nderkombetare, dhe forcës së shitjes kanë njohur vetëm rritje përtej sfidave, dhe konkurencës në treg.
