Testi Dysbiosis është testimi mëi ri gjenetik sjellë nga Intermedica për kontrollin e balancës së mikro-organizmave të florës intestinale.
Mikrobioma intestinale nënkupton tërësinë e mikro-organizmave si baktere, archaea, fungi dhe viruse që jetojnë në zorrë.Pra mikrobioma e zorrëve përbëhet nga njëkomunitet kompleks mikro-organizmash të cilët ndihmojnë nëruajtjen e një ekuilibri midis metabolizmit të trupit dhe ambjentit që na rrethon.Ka rreth 100 trilion baktere në trupin e një të rrituri. 80% e këtyre baktereve gjendet në zorrë. Dysbiosis nënkupton disbalancë (rritje ose ulje) e numrit të popullatave të këtyre mikro-organizmave, të cilat janë pjesë e florës tonë normale intestinale.
Luhatje të kësaj flore lidhen me patologji të ndryshme si Depresioni, Spektri i autizmit, Diabeti,
Sëmundjet kardiovaskulare, Obeziteti, Artriti reumatioid, Koliti ulceroz, Parkinson, Sindromi
inflamator i zorrës, Sëmundja Crohn e shumë të tjera.
Ndërsa një person rritet, ndyshon edhe kompleksiteti i mikrobiomës, duke u bërë më i larmishëm. Në fakt sa më e larmishme është mikrobioma e zorrës, aq më i shëndetshëm është organizmi i njeriut.
Cilat janëpërfitimet e organizmit tonë nga larmishmëria dhe balanca e mikrobiomës? Një mikrobiomë e balancuar:
1- Mban nën kontroll peshën trupore.
2- Përmirëson shëndetin e zorrëve.
3- Mban zemrën të shëndetshme.
4- Redukton rrezikun për diabet.
5- Redukton kolesterolin në gjak.
6- Përmirëson imunitetin.
7- Ndikon në mirëfunksionimin e trurit.
8- Ndihmon në tretjen e ushqimeve të pa përpunuara në sistemin tretës.
9- Parandalon sëmundjet inflamatore të zorrëve.
Tashmë është e njohur nga një numër i madh studimesh dhe hulumtimesh se mikrobet e zorrëve, pjesë e mikrobiomës, jane në gjendje të modulojnë sistemin tonë imunitar.
Mikrobioma është rregullatori më i rëndësishëm i shëndetit tonë të përgjithshëm që ndërvepron me gjenet tona, hormonet, sistemin imunitar, trurin dhe cdo proces në organizëm.
Analiza Dysbiosis ndihmon në përcaktimin e terapisë së personalizuar dhe në ndjekjen e saj me qëllim balancimin e florës intestinale.
Ju ftojmë të kryeni testimin për kontrollin e Mikrobiomës tuaj pranë rrjetit të laboratorëve Intermedica.
www.intermedica.al
042 200 600