Denaj e Bujqësisë: Buxheti mbështet zhvillim të qëndrueshëm. Kundërshton KASH: Buxhetit t’i shtohen dhe 90 milionë euro

13 Nëntor 2023, 12:00Biznes SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

“Buxheti i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural për vitin 2024 mbështet ndërtimin e një të ardhme të qëndrueshme për bujqësinë shqiptare”. Kështu pretendon ministrja e këtij institucioni, Anila Denaj e cila  thekson se buxheti 2024 për Bujqësinë adreson një fond prej 14.18 miliardë lekë dhe mbështet 9 programe zhvillimore në të gjithë sektorët e saj.

“Do të zbatojmë programet tona për: Rritjen e pagave; Zgjerimin e hartës së eksporteve për bujqësinë, blegtorinë e peshkimin; Përmirësimin e infrastrukturës së Ujitje-Kullimit;

Fuqizimin e sigurisë ushqimore; Rritjen e Financimit nga Skema Kombëtare e Mbështetjes;

Menaxhimin e qëndrueshëm të tokave bujqësore përmes digjitalizimit; Këshillimin dhe rritjen e asistencës për fermerët”, u shpreh ministrja Denaj në një postim në rrjetet sociale.

Por çfarë mendojnë të në vërtetë fermerët?

Këshilli i Agrobiznesit Shqiptar që përfaqëson interesat e fermerëve, buxheti është i pamjaftueshëm.

Sipas vlerësimit të situatës nga terreni KASH parashikon që mangësitë e programit të shpenzimeve do të ndikojnë negativisht në zhvillimin ë zonave rurale në disa drejtime kryesore, siç është humbja e konkurrueshmërisë së prodhimeve bujqësore dhe blegtorale , rritja e çmimeve për konsumatorë, rritja e kostove për fermerët në raport me mallrat e importit, mbështetja më të ulët për skemën e naftës si dhe nxitja e mëtejshme të shpopullimit dhe lëvizjes së fuqisë punëtore aktive nga zonat rurale.

Për këtë arsye, Këshill i Agrobiznesit Shqiptar i sugjeron Parlamentit që në buxhetin e shpenzimeve të vitit 2024 për Ministrinë e Bujqësisë të shtohen minimalisht edhe 9.45 miliardë lekë ose 90 milionë euro nga të cilat 500 milionë lekë të shkojnë për infrastrukturën e ujitjes dhe kullimit; 6.5 miliardë lekë për zhvillimin rural; 2 miliard lekë për sigurinë ushqimore dhe 500 milionë lekë për mbështetjen e peshkimit dhe akuakulturës.

Sipas KASH fondet shtesë nevojiten për të përballuar nevojat me minimale të detyrimeve institucionale që ka Ministria e Bujqësisë ka ndaj sektorit privat, por edhe pasojat negative qe i vijnë sektorit nga disa faktorë siç janë ngrirja e procedurave të disbursimit të fondeve IPARD III; inflacioni dhe konjuktura e pafavorshme e çmimeve te import- eksportit në tregun ndërkombëtar; Pasojat e luftërave dhe pasojat negative nga përkeqësimi kushteve atmosferike.

Video