Ja pse shpenzimet e Monika Kryemadhit nuk i mbulon dot as buxheti i një ministrie!

3 Prill 2023, 16:33Pikëpamje SHKRUAR NGA ADRIATIK DOçI
Në foto: Adriatik Doçi dhe Monika Kryemadhi

Për një moment le ta marrim si të mirëqenë versionin e Monika Kryemadhit se llogaritë e saj bankare jashtë vendit dhe transaksionet me kompanitë e oligarkëve rusë, qenkërkan fabrikim i një organizate izraelite.

Po festat madhështore në Gjirin e Lalzit me 500 të ftuar?

Po arredimi i vilës në Gjirin e Lalzit, 2 mijë m2 oborr dhe palmat gjigande?

Po vila ku jetojnë fëmijët në Angli?

Po shërbimet estetike ndër vite dhe 130 udhëtime me avion?

Po akomodimi në hotele me 5 yje jashtë vendit dhe veshjet e markave më të shtenjta?

Edhe këto i kanë sajuar izraelitët? Izraelitët e kanë penguar të deklarojë shpenzimet në ILDKPKI?

Po 1.2 milionë USD shpenzime të padeklaruara për lobim që figurojnë në institucionet amerikane?

Po bizhuteritë dhe makinat? 

Po çantat me para të hedhura në fushata? 

Po shtëpitë që u ke dhuruar disa blogerëve te Kodra e Diellit? 

As buxheti i një ministrie nuk mjafton për t'i mbuluar!

Video