Ettore Sequi – La Stampa
Samiti i jashtëzakonshëm i vendeve arabe dhe islame që nis sot në Doha nuk është thjesht një mbledhje urgjente, ai është një referendum mbi rendin rajonal.
Sulmi izraelit ndaj kryeqytetit të Katarit ka goditur një aleat kyç të Shteteve të Bashkuara dhe ka tronditur disa ekuilibra të brishtë: besueshmërinë amerikane, normalizimin, rolin e ndërmjetësit dhe perspektivën palestineze.
Emiri i Katarit, Al Thani, ka zhvilluar takime me Presidentin Donald Trump dhe senatorë amerikanë për të marrë garanci dhe për të forcuar legjitimitetin e samitit.
Goditje të planifikuara, aleanca me SHBA-të në provë
Siguria e Izraelit bazohet gjithnjë e më shumë në një strategji “goditje e planifikuar për intensifikim“, ngritjen e nivelit të forcës, ndërsa përgatitet për aneksimin e hapur të Bregut Perëndimor.
Nga ana tjetër, Shtetet e Bashkuara përballen me dilemën: të rrezikojnë humbjen e besimit të partnerëve arabë nëse nuk frenojnë Izraelin, ose të dobësojnë Izraelin pa e mbështetur direkt agresivitetin e tij.
Doha do të zbulojë nëse Washingtoni ka qenë i informuar për sulmin izraelit, ose nëse i ka aprovuar veprimet në mënyrë të heshtur. Në çdo rast, besueshmëria amerikane duket e sfiduar.
Perspektiva palestineze në pikë kthese
Me një qeveri izraelite që beson te lufta në emër “të një misioni të shenjtë” dhe Netanyahu-t që përjashton ekzistencën e shtetit palestinez, sulmi në Katar e bën çdo marrëveshje të kushtueshme.
Emiratet mund të mos prishin marrëveshjet e Abrahamit, por raporti nuk do jetë kurrsesi i njëjti.
Gaza mbetet “eksplozivi” më i ndjeshëm politik, çdo sulm izraelit kërcënon të shndërrohet në një pikë kthese për marrëdhëniet me botën arabe. Rezoluta e OKB-së “Deklarata e New York-ut” synon të krijojë terrenin për njohjen e një shteti palestinez.
Aktivizmi politik i Doha-s
Pavarësisht përçarjeve midis vendeve të Gjirit, agjenda e këtij takimi me rëndësi nuk do të ndryshojë.
Urgjente është të vendosen rregulla mbrojtjeje të rajonit. Nuk pritet reagim ushtarak, por masa politike dhe simbolike, tërheqje ose pezullim i ambasadorëve, kufizime ekonomike dhe aktivizim i ri për të rritur koston politike në rast të shkeljes së sovranitetit.
Ndërkohë, Kairo planifikon krijimin e një force arabe të përbashkët.
Doha nuk do të përgjigjet ushtarakisht, por nëse arrin të kanalizojë indinjatën në aksion të përbashkët, Izraeli do të detyrohet të llogarisë koston për çdo sulm. Përndryshe, Lindja e Mesme mund të futet në një fazë të përhershme pasigurie.