Ambasada Britanike reagon për protestën në Tiranë: Dhuna nuk justifikohet, palët të ulin tensionet

14 October 2026, 17:21Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Ambasada Britanike reagon për protestën në Tiranë: Dhuna nuk

Ambasada Britanike në Tiranë ka reaguar me një deklaratë lidhur me protestën në kryeqytet, duke theksuar rëndësinë e së drejtës për protestë paqësore dhe lirisë së shprehjes, të garantuara nga Kushtetuta e Shqipërisë.

Në reagim, ambasada nënvizon se e drejta për të protestuar nuk justifikon përdorimin e dhunës apo dëmtimin e pronës publike dhe private.

Nga ana tjetër, përfaqësia diplomatike thekson se protestat nuk duhet të përballen me veprime joproporcionale nga policia.

Ambasada Britanike u bën thirrje të gjitha palëve të respektojnë të drejtat themelore dhe të kontribuojnë në uljen e tensioneve.

”Ambasada Britanike në Tiranë nënvizon rëndësinë e të drejtës për protestë paqësore dhe lirisë së shprehjes, të mbrojtura nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë. Megjithatë, e drejta për të protestuar nuk legjitimon përdorimin e dhunës apo dëmtimin e pronës publike dhe private. Sikundër, ajo nuk duhet të përballet me veprime joproporcionale nga policia. Ambasada Britanike u bën thirrje të gjitha palëve të respektojnë këto të drejta dhe të kontribuojnë në uljen e tensioneve“, thekson ambasada.


Video