Zjarri në pallat, shoqërohet në polici administratori dhe pronari i banesës në katin e fundit

14 September 2023, 20:56Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zjarri në pallat, shoqërohet në polici administratori dhe pronari
Zjarri në pallatin 10-katësh te ish-Parku në Tiranë

Administratori i një pallati të ri 10-katësh në Tiranë që u përfshi sot nga flakët, është shoqëruar për t’u marrë në pyetje në polici.

Mësohet se përveç administratorit, është shoqëruar edhe pronari i apartamentit që ndodhet në katin e fundit, prej ku mendohet se shpërthyen fillimisht flakët, për t’u përhapur më pas thuajse në të gjithë sipërfaqen përmes fasadës së pallatit.

Raportohet se në apartamenti “dupleks” në katin e fundit të pallatit banon një mjek, megjithatë është raportuar se apartamenti është në pronësi të Mhill Fufit.

Pallati është ndërtuar në vitin 2021 nga firma ‘Mëhillaj sh.p.k.’ me pronar Tanush Mëhillaj.

Sakaq, dëmet materiale janë tepër të mëdha, ndërsa nga zjarri u transportuan në spital për mjekim dy zjarrfikës të cilët shfaqën probleme me frymëmarrjen.


Video