“Tempulli” / Momenti kur policia kap durrsakun duke pastruar pistoletën (VIDEO)

14 September 2023, 20:40Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Tempulli” / Momenti kur policia kap durrsakun duke pastruar
Momenti i arrestimit të durrsakut teksa pastronte pistoletën

29 persona janë arrestuar në Durrës, në kuadër të operacionit mbarëkombëtar të koduar “Tempulli”, që deri tani ka vënë në prana mbi 200 persona në të gjithë vendin.

Policia e Durrësit ka sekuestruar 4 kg kanabis, 170 gr kokainë, 180 gr heroinë, 72 gr krak dhe 15 peshore elektronike.

Gjithashtu janë sekuestruar edhe armë zjarri, konkretisht 1 armë zjarri beretë, 1 shotgan, 12 fishekë, 2 shkop metalik, 1 elektroshok, 2 armë të frohta (përforcues grushti) si dhe 65 celularë, 10 automjete, 7200 00 miljon lekë , 2880 euro, 100 paund.

Në pamjet e shpërndara nga Policia e Durrësit, bie në sy momenti i arrestimit të një prej personave teksa ishte duke pastruar pistoletën. Efektivët nxitojnë drejt tij, e hedhin në tokë dhe e prangosin.


Video