Hidhet nga kati i 5-të gruaja në Tiranë, dërgohet në gjendje të rëndë në spital

14 September 2023, 19:50Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Hidhet nga kati i 5-të gruaja në Tiranë, dërgohet në
Foto ilustruese

Një 45-vjeçare ka rënë nga kati i pestë i banesës së saj në Tiranë, bën me dije policia.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se gruaja është vetëhedhur duke marrë lëndime të shumta. Ajo është transportuar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

“Më datë 14.09.2023, rreth orës 19:25, në rrugën “Muhamet Gjollesha”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i pestë i banesës së saj shtetasja S. Xh., 45 vjeçe, e cila si pasojë është dëmtuar, dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, bën me dije policia e Tiranës.


Video