Zjarr në fabrikën e sfungjerëve në Tiranë, asfiksohet punëtori (Detajet)

30 August 2022, 14:29Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Zjarr në fabrikën e sfungjerëve në Tiranë, asfiksohet

Fabrika e sfungjerëve në Kombinat në zonën e Misto Mames në kryeqytet është përfshirë nga flakët mesditën e sotme. Si pasojë e shpërthimit të zjarrit brenda në fabrikë, një punëtor është asfiksuar.

Mediat kanë raportuar pamjet nga nxjerra e punëtorit me barrelë nga fabrika, i cili si pasojë e tymit dhe blozës e ka pasur të pamundur që të dalë. Nga djegia e materialeve të sfungjerit në fabrikë, tymi i zi ka mbuluar zonën. Ndërkohë ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit brenda në fabrikë.

'Më datë 30.08.2022, në "Misto Mame", ka rënë zjarr në një magazinë me materiale sfungjeri dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale. Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit. Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.'- njofton policia.

Pamje të marra nga gazeta Ekspres:


Video