Mediat turke kanë zbardhur detaje të reja nga arrestimi i bosit turk të kriptomonedhës “Thodex” Faruk Fatih Özer. Ai u arrestua në plazh në Himarë. Prej disa muajsh jetonte në lagjen “5 Maji” në Elbasan. Bashkë me të në Himarë u arrestua edhe nipi i kreut të FSHF-së, Armand Duka.
Medait turke shkruajnë se ministri i Brendshëm i Shqipërisë ka njoftuar homologun turk për arrestimin e të shumëkërkuarit.
“Ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Shqipërisë, Bledar Çuçi, ka njoftuar sot në mëngjes ministrin e Brendshëm Süleyman Soylu se themeluesi i Thodex, i arratisuri Faruk Fatih Özer, i cili ishte në kërkim u kap në Vlorë në Shqipëri dhe identiteti i tij u konfirmua nga rezultatet biometrike” shkruajnë mediat.
Por si u kap?
Gjëmën ia bëri telefoni. Ai ishte vendosur nën përgjim prej disa muajsh. Policia arriti që ta lokalizonte dhe arrestonte në Vlorë.