Vrasja e babë e bir në Lezhë nga ish-dhëndri/ Del foto e njërit prej viktimave, vëllai i vetëm i ish-gruas (Foto)

30 August 2022, 11:27Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vrasja e babë e bir në Lezhë nga ish-dhëndri/ Del foto e
Viktima Gent Përjaku ishte vëllai i vetëm i ish-gruas.

Një vrasje e dyfishtë tronditi mbrëmë Lezhën, ku babë e bir, Pjerin dhe Gent Përjaku, u vranë me armë zjarri nga ish-dhëndri i tyre, Besnik Pjetri. Viktimat jetonin në Itali prej 20 vitesh, ndërsa ishin kthyer në Lezhë vetëm një ditë më parë, por pushimet rezultuan fatale për ta.

Vrasja e dyfishtë ndodhi pak para mesnatës në fshatin Grykë Zezë të Lezhës, ku pas sherreve të vazhdueshme pas divorcit me gruan, Besnik Pjetri vendos të vrasë babanë dhe vëllanë e saj.

Pas një konflikti me familjen e ish-gruas me të cilën ishte divorcuar para 6 vitesh, Besnik Pjetri shkon në banesën e saj në fshatin Grykë Zezë dhe i vret babanë dhe vëllanë.

Viktima Gent Përjaku  ishte vëllai i vetëm i ish-gruas

Vrasja e babë e bir në Lezhë nga ish-dhëndri/ Del foto e

Menjëherë pas krimit autori u largua nga vendngjarja, ndërsa po bëhet krehja e zonës për kapjen e tij. Mësohet  se viktimat jetonin në Itali dhe ishin kthyer në Shqipëri vetëm një ditë më parë.


Video