Aksidenti në aksin Fier-Vlorë, shoferin e kishte zënë gjumi në timon

30 August 2022, 11:21Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aksidenti në aksin Fier-Vlorë, shoferin e kishte zënë gjumi
Foto nga vendngjarja

Detaje të tjera kanë dalë në lidhje me aksidentin në aksin Fier-Vlorë ku humbi jetën një fëmijë 6 vjeç.

Duke qenë se vinin nga Turqia, familja ka udhëtuar gjithë natën për të mbërritur në Vlorë.

Në Panaja, drejtuesin e ka zënë gjumi në timon duke bërë që makina të dalë nga rruga. Makina është përplasur me barrierat mbrojtëse të rrugës.

Për pasojë, fëmija 6 vjeç ka humbur jetën, ndërsa prindërit dhe e motra ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ata po marrin ndihmën mjekësore në urgjencën e spitalit të Vlorës pasi plagët e marra në trup janë të shumta.


Video