
Pjerin Përjaku dhe Gent Përjaku, babë e birë, të cilët u vranë më armë zjarri nga ish-dhëndri i tyre Besnik Pjetri mbrëmjen e së hënës (29 gusht), dje ishin kthyer nga Italia.
Vrasja e dyfishtë ndodhi në fshatin Grykë Zezë në Lezhë, ku ish-dhëndri, pas sherreve të vazhdueshme pas divorcit me gruan, ka shkuar në banesën e Pjerin Përjakut dhe i ka qëlluar me armë duke e lënë të vdekur atë dhe djalin e tij.
Autori i ngjarjes Besnik Pjetri nga fshati Troshan, ishte baba i dy vajzave dhe prej 6 vitesh ishte i divorcuar nga bashkëshortja.
Gjatë kësaj periudhe, ai kishte patur konflikte të vazhdueshme me ish-gruan dhe me familjen e saj. Madje ai ishte denoncuar edhe nga ish-gruaja për dhunë në Itali, ku edhe ka bërë 2 vite burg.