EMRI: Kush është shqiptari tjetër që u arrestua me bosin e kriptomonedhave turke në Palasë

30 August 2022, 13:05Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

EMRI: Kush është shqiptari tjetër që u arrestua me bosin e

Me bosin e kriptomonedhave turk, Faruk Fetih Ozer, ishte përveç nipit të Armand Dukës, Edevaldo Haxhiu, dhe Briken Shkëmbi, 36 vjeç, banues në Tiranë.

Faruku u arratis nga Turqia me 2 miliardë dollarë që ua vodhi punonjësve të kompanisë së tij. Themeluesi i Thodex, Faruk Fatih Ozer u arrestua nga policia shqiptare në Palasë të Himarës e bashkë me të u arrestua edhe Edevaldo Haxhiu, nipi i presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka që akuzohet se e ndihmonte të shumëkërkuarin që t’i fshihej autoriteteve.

Në shoqërinë e tyre –thonë burimet policore - ishte dhe një person i tretë, i arrestuar, shqiptar nga Tirana, Briken Shkëmbi, 36-vjeç.

 


Video