Zjarr në një pallat në Korçë, asfiksohet 64-vjeçarja

3 February 2024, 08:11Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zjarr në një pallat në Korçë, asfiksohet
Foto ilustruese

Zjarri ka përfshirë një banesë në qytetin e Korçës, duke lënë të asfiksuar një grua që ndodhej brenda.

"Më datë 03.02.2024, rreth orës 07:30, në lagjen nr.8, Korçë, ka rënë zjarr në banesën e shtetases R. E., rreth 64 vjeçe, e cila u asfiksua nga tymi dhe u dërgua në spital ku po merr ndihmën mjekësore", njofton policia.

Në vendngjarje ndodhen forcat e Policisë që po evakuojnë banorët e tjerë të pallatit, si dhe shërbimet e zjarrfikëseve, të cilat po bëjnë shuarjen e zjarrit.


Video