Zjarr i madh në Kalivaç të Lezhës, flakët djegin banesat

3 September 2026, 19:06Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zjarr i madh në Kalivaç të Lezhës, flakët djegin
Zjarr i madh në Kalivaç të Lezhës, flakët djegin banesat

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë sot zonën e Kalivaçit në Lezhë, duke rrezikuar zonën e banuar.

Flakët janë përhapur me shpejtësi në disa drejtime, të favorizuara edhe nga era e fortë që po përfshin zonën. Situata paraqitet e vështirë, ndërsa zjarri ka depërtuar në zonat e banuara.

Si rrjedhojë, janë djegur edhe disa banesa.

Në terren ndodhen banorë të zonës, së bashku me strukturat e emergjencave dhe shërbimet zjarrfikëse, të cilat po punojnë për izolimin dhe vënien nën kontroll të flakëve.

Për shkak të përhapjes së shpejtë të zjarrit dhe afërsisë me zonën e banuar, situata mbetet shqetësuese.


Video