Zbulohet një mozaik i rrallë gjatë gërmimeve për rindërtimin e shkollës në Durrës

13 Tetor 2023, 19:18Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zbulohet një mozaik i rrallë në Durrës

Monumenteve unikale të qytetit të Durrësit i shtohet tashmë edhe një mozaik i rrallë.

Një pjesë e tij doli në dritë gjatë punimeve për hapjen e themeleve për rindërtimin e shkollës së mesme “Gjergj Kastrioti”.

Sipas arkeologut prof. dr. Luan Përzhita, i cili drejton punën për këtë zbulim arkeologjik, ky është një mozaik mjaft i rrallë jo vetëm për vendin tonë, por për të gjithë rajonin e Ballkanit.

Zbulohet një mozaik i rrallë gjatë gërmimeve për

Ky mozaik i përbërë nga gurë ngjyrë blu të errët dhe të bardhë ku paraqiten figura gjeometrike dhe floreale i përket fundit të shekullit të i dhe fillimit të shekullit të II dhe është pjesë e një vile luksoze që ndodhej pranë amfiteatrit të Durrësit.

Deri tani janë zbuluar disa pjesë të këtij mozaiku që mendohet të ketë një sipërfaqe rreth 60 metër katror.

Zbulohet një mozaik i rrallë gjatë gërmimeve për

Përveç mozaikut është zbuluar edhe një pjesë muri 3 metër e lartë në anën lindore si dhe disa objekte të tjera. Ky është një zbulim mjaft i rrallë arkeologjik që i shtohet trashëgimisë së jashtëzakonshme kulturore të qytetit tonë.

Puna e arkeologëve do të vijojë deri në zbulimin e plotë të të gjithë objekteve arkeologjike në këtë zonë.

Video