Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Asambleja e Përgjithshme e Prokurorëve ka zgjedhur ditën e sotme një nga 3 anëtarët e rinj të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Mediat shkruajnë se anëtari i parë i zgjedhur, është Moisi Duda.
Konfirmohet se Duda mori 122 vota ndaj rivales, Aferdita Ndoi me 106 vota. Sakaq, raportohet se 6 vota ishin të pavlefshme.
Kujtojmë se mandati u ka përfunduar Bujar Sheshit nga Apeli, Esmeralda Keshi, shkalla e Parë, Eloida Goxhi, shkalla e parë.
Kandidatët për shkallët e para:
-Edina Kurti, Durrës
-Edlira Bako, Elbasan;
-Elsa Miha, Tiranë;
-Olger Minaj Korçë;
-Vatë Staka, Shkodër