Zbardhet emri, me kë drekoi Arjan Ndoji para atentatit dhe "fluturimet" e tij me të inkriminuarit

29 June 2022, 20:58Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zbardhet emri, me kë drekoi Arjan Ndoji para atentatit dhe
Prokurori Arjan Ndoji

Zbardhet vendimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për prokurorin e Durrësit, Arjan Ndoj, që i shpëtoi atentatit te mbikalimi i Shkozetit.

Janë 45 faqe vendim, në të cilat gjenden thuajse të gjitha shkeljet që KPK pretendon që ka gjetur për prokurorin e Durrësit.

Në vendimin e siguruar nga “BalkanWeb”, mes të tjerash bie në sy zbulimi i një morie kontaktesh që prokurori ka pasur me njerëz të politikës dhe të sistemit të drejtësisë, ku përmendet edhe lidhja e tij me Aleksandër Lahon, i njohur si “Rrumi i Shijakut”, person me precedentë kriminalë.

Përveç lidhjeve me ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako, dhe politikanë të tjerë të pushtetit vendor, dhe lidhjeve me persona të botës së krimit, në vendimin e KPK-së, zbardhen edhe të dhënat e sistemit TIMS për hyrje-daljet e prokurorit Arjan Ndoji nga territori i Shqipërisë.

Nga të dhënat e TIMS, rezulton se prokurori Ndoji ka udhëtuar disa herë jashtë kufijve të Shqipërisë me persona me precedentë kriminalë.

Në vendimin e KPK, thuhet mes të tjerash se para atentatit me armë zjarri te mbikalimi i Shkozetit, prokurori Ndoji ka qenë duke drektuar me disa persona dhe me shtetasin Enver Shaba, ku me këtë të fundit ka udhëtuar edhe jashtë vendit.

Pjesë nga vendimi i KPK:

1. Nga verifikimi i të dhënave të hyrje-daljeve në sistemin TIMS, rezultoi se ky shtetas ka gjeneralitetet E. Z. Sh., i datëlindjes 29.1.1968, gjithashtu, në lidhje me këtë shtetas, referohen të dhëna për disa procedime penale në periudhën 2010 – 2014, si dhe në vitin 2019. Ky shtetas ka udhëtuar me subjektin: (i) me automjetin me targa ***, dalje më 22.08.2015, hyrje më 23. 8.2015; (ii) me automjetin me targa ***, dalje më 27.1.2013, hyrje më 27.1.2013.

– Nga aktet procedurale të administruara nga ana e SPAK, subjekti Arian Ndoja dhe persona të tjerë kanë qenë duke drekuar para sulmit me z. E. Sh.

2. Nga të dhënat e sistemit TIMS, rezultoi se subjekti i rivlerësimit ka udhëtuar, ndër të tjerash, edhe me automjetin me targa ***, në vitin 2013. Nga verifikimi në sistemin e AMF-së, ky automjet rezultoi në pronësi të shtetasit V. K., i datëlindjes 25.5.1970 (ka dhe ditëlindjen 30.5.1978) dhe përdorues vëllai i tij, B. K., i datëlindjes 22.3.1975.
– I pyetur gjatë procesit të rivlerësimit, subjekti ka deklaruar se automjeti me targa **** është në pronësi të shtetasit B. K., duke deklaruar se është njohje e tij që në vitin 2005, me të cilin ka lidhje dhe shoqëri familjare.

3. Nga verifikimi i të dhënave të hyrje-daljeve në sistemin TIMS, ky shtetas ka gjeneralitetet D. A. B./P., i datëlindjes 18.9.1983, vendlindja Sh***, Durrës. Po kështu, rezulton që subjekti të ketë përdorur shumë herë nga viti 2014 – 2018, automjetet me targa *** dhe ***, të cilat sipas sistemit AMF-së janë në pronësi të shtetasit D. B./P. Ndërkohë që për këtë shtetas referohet se është proceduar në gjendje të lirë dy herë në vitin 2012 dhe një herë në vitin 2010.

– I pyetur gjatë procesit të rivlerësimit për marrëdhënien me këtë shtetas subjekti ka deklaruar se ka njohje për shkak të shërbimeve që ofron në servisin e makinave “***”, ndodhur në autostradën Durrës-Tiranë. Më tej, ka deklaruar se dy automjetet e mësipërme kanë qenë në pronësi të shtetasit D. B. P. dhe bëhet fjalë për të njëjtin mjet.

4. Nga verifikimi i të dhënave të hyrje-daljeve në sistemin TIMS, rezulton se shtetasi M. K. V. ka udhëtuar disa herë më subjektin e rivlerësimit Arian Ndoja, me automjetet me targat ***, *** (të dyja në pronësi të shtetasit D. B. P.), *** (në pronësi të subjektit) dhe automjetin me targa ***, përkatësisht në vitet 2013, 2015 dhe 2017.

– Në lidhje me shtetasin E. V. rezulton materiali procedural nr. ***, datë 7.4.2014, për veprën penale “pushtim i tokës”, për të cilin me vendimin e datës 2.6.2014, prokurorja P. P. ka vendosur mosfillimin e procedimit penal, si dhe procedimi penal nr. ***, datë 3.6.2019, dërguar gjykatës me kërkesë për pushim për veprën penale “shpërdorim i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal dhe dërgim në gjyq për veprën penale “ndotje e ajrit”, parashikuar nga neni 201 i Kodit Penal.

19. DSIK-ja, me shkresën nr. *** prot., datë 1.12.2020, vuri në dispozicion të Komisionit raportin e rishikuar mbi kontrollin e figurës për subjektin e rivlerësimit Arian Ndoja, i deklasifikuar pjesërisht me vendim nr. *** prot., datë 9.12.2020, të KDZh-së, në përmbajtje të të cilit referohet se: “Në vijim të informacioneve të ardhura nga institucioni i verifikimit, në kohështrirje gjatë periudhës së rivlerësimit për përfshirje në korrupsion pasiv të subjektit të rivlerësimit Arian Z. Ndoja, në disa raste rezulton se:

– gjatë periudhës në të cilën z. Arian Ndoja ushtronte detyrën si prokuror, në vitet 2018-2019, dyshohet se ka ushtruar ndikim të paligjshëm, duke favorizuar persona me precedent penal;

– për prokurorin Arian Ndoja, disponohen të dhëna, ku vihemi në dijeni se në vitet 2009 – 2010 ka pasur kontakte të papërshtatshme me persona të përfshirë në krimin e organizuar.

Autoritetet verifikuese informojnë, gjithashtu, se:

– shtetasi A. L. (P./L. M., ‘***’) evidentohet si lidhje bashkëpunuese e Arian Ndojës, i cili sinjalizohet se është përfshirë në veprimtari të kundërligjshme, shfaqur në formën e korrupsionit aktiv, si dhe ka ndikuar në caktimin e trupës gjykuese në një proces civil, për një çështje pronësie, për favorizimin e një pale;

– në ngarkim të shtetasit A. L., alias P. M. (‘***’), administrohen të dhëna të cilat ngrenë dyshime të arsyeshme për përfshirje/pjesë e krimit të organizuar …;

– po kështu, shtetasi ….sinjalizohet si lidhje e pakonfirmuar e Arian Ndojës dhe dyshohet si lidhje e personave të… Për subjektin e rivlerësimit Arian Ndoja, referuar burimeve të hapura mediatike të datës 1.11.2019, në lidhje me ngjarjen e ndodhur në zonën e Sh***, ku subjekti i rivlerësimit mbeti i plagosur nga një atentat me armë zjarri, rezulton se ka qenë i shoqëruar në makinë me shtetasin A. L., lidhje shoqërore e z. Arian Ndoja. Ky shtetas, rezulton të jetë person me precedent penal dhe me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Aktualisht kjo ngjarje është në hetim nga ana e Prokurorisë së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.



Video