Kelmend, makina e turistëve çekë del nga rruga dhe bie në greminë (FOTO)

29 June 2022, 17:21Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kelmend, makina e turistëve çekë del nga rruga dhe bie në
Makina e përfunduar në humnerë

Një aksident automobilistik është regjistruar këtë të mërkurë në Tamarë të Kelmendit me protagonistë dy turistë çekë.

Mësohet se mjeti me të cilin ata po udhëtonin ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke përfunduar në humnerë. Burime bëjnë me dije se dy turistët ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore, pasi kanë arritur të dalin nga mjeti.

Policia dhe ambulanca janë nisur drejt vendit të ngjarjes.

Kelmend, makina e turistëve çekë del nga rruga dhe bie në


Video