Gjendet një person i pajetë në Fier, çfarë dyshon Policia

29 June 2022, 18:10Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Gjendet një person i pajetë në Fier, çfarë dyshon
Ambulancë, foto ilustruese

Një 67-vjeçar është gjetur pa shenja jete pasditen e kësaj të mërkure në Fier. Burime zyrtare bëjnë me dije se viktima është shtetasi me iniciale H. H., banues në Fier.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00, në lagjen "Sheq i Madh",  në vendin e quajtur "Vija e ngjalës". Sipas policisë, në trupin e 67-vjeçarit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe nga verifikimet paraprake, dyshohet se mund të jetë rrëzuar aksidentalisht.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


Video