Zbardhen bisedat “BOSAVE” të kokainës: U shkatërrova. Alibej garanton dërgesat: “Paninet” 100% të sigurta!

30 Korrik 2025, 12:54Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Erion Alibej/ Devid Boraj alias Elidon Skënderaj

Të tjera detaje nga dosja hetimore e personazheve të botës së krimit që “përmbytën” me drogë Europën e Britaninë e Madhe, kanë dalë në dritë duke treguar dhe organizimin e bandës dhe mënyrën sesi tonelata me kokainë trafikoheshin nga Amerika Latine në drejtim të Europës.

Të arrestuar deri më tani janë 5 persona: Ermir Ndreaj, Artur e Klevis Hoxhosmani (vëllezër), Plaurent Dervishaj, Erion Alibej, ndërsa janë shpallur në kërkim Ilir Rroshi dhe Devid Patrut, ky i fundit i njohur ndryshe si Devid Boraj alias Elidon Skënderaj.

Ndërkohë në dosjen hetimore në total janë 16 persona të përfshirë në skemën kriminale, një pjesë prej të cilëve rezultojnë ende të paidentifikuar.

Komunikimi bëhej nëpërmjet aplikacionit Sky Ecc, ku nga zbardhja e bisedave të zhvilluara në vitin 2020, është shkëputur dhe një fragment lidhur me një ngarkesë prej 250 kg kokainë e porositur nga Erion Alibej, Artur Hoxhosmani dhe Elidon Skënderaj, e cila do të vinte përmes kanalit të La Manshit me destinacion Britaninë e Madhe.

Nga kjo ngarkesë, 30 kg kokainë i përkisnin biznesmenit Artur Hoxhosmanit. E gjithë sasia në total u sekuestrua, ndërsa nga bisedat e zbardhura shihet sesi Hoxhosmani komunikon me një tjetër anëtar të bandës për lekët e humbura.

Artur Hoxhosmani: Dhe dje humba 30 copë, vëlla.

Anëtar i grupit i paidentifikuar: Ku i humbe?

Artur Hoxhosmani: Kamioni më doli në rrugë, për dreq motrës – të gjitha gjërat në Holandë ishin aty. 237 copë gjithsej. Vetëm unë humba 30 copë. Më ka shkatërruar. 1.5 milionë për një muaj.

Një tjetër bisedë mes Hoxhosmanit dhe anëtarit të grupit, shihet sesi një sai koakine e fshehur mes mes disa paletave të drurit është sekuestruar.

“Se në lajme nuk ka dalë ende asgjë. Çfarë thua? Ka shoferi se kanë kap”, shkruan Hoxhosmani.

Humbja e kësaj sasie kokaine çon në një përplasje mes Artur Hoxhosmanit dhe të shpallurit në kërkim Elidon Skënderaj.

“Nuk erdha un te ty, erdhe ti te mu. Siguri në këtë punë s’ka. Kaq din me thënë unë. Dhe bën gabim që shkruan këto sms pa lidhje”, i thotë Skëndaj- Hoxhosmanit.

Ndërkohë, roli i Erion Alibejt në këtë bandë kriminale, ishte garantimi i sigurt i ngarkesave të drogës përmes kamionëve.

Nga bisedat e Sky Ecc, shihen komunikimet e Alibeajt me një prej anëtarëve të grupit teksa flasin për një sasi prej 237 “paninesh”, referuar kokainës.

Alibej i dërgon “shokut” foton e targës së kamionit dhe të shoferit rumun, ndërsa thotë se kush do të marrë pjesën e tij nga ngarkesa, të shkojë ta presë në port se arritja është e sigurtë.

Mirëpo, edhe kjo ngarkesë bie në duart e autoriteteve.

Kush i do paninet e veta vlla ti marri në doganë, atje i ka 100%”, thotë Alibej.


Video