Prapaskenat e luftës së egër mes socialistëve në Qarkun e Gjirok...
7 Maj, 17:39Fokus
Ish-kryebashkiaku i Himarës, Jorgo Goro, është dënuar me 2 vite burg nga Gjykata.
Për shkak të gjykimit të shkurtuar, ai do të vuajë 1 vit e 4 muaj heqje lirie.
Gjithashtu, Goro është dënuar me 5 vite ndalim për të mbajtur funksione publike.
Ndërkohë, gjykata ka dënuar edhe Vasillaq Strakoshën me 1 vit e 6 muaj burg.
Pas përfitimit nga gjykimi i shkurtuar, ai do të vuajë vetëm 1 vit heqje lirie, i pezulluar për një periudhë 2-vjeçare shërbimi prove.
Edhe për Strakoshën, gjykata vendosi ndalim për 5 vite nga funksionet publike.