Tritoli në lokalin në Tiranë, policia kap një nga autorët!

30 Korrik 2025, 10:58Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Tiranë

Policia ka identifikuar dhe ka vënë në pranga një nga autorët e dyshuar të ngjarjes së ndodhur më 18 korrik, ku u vendos një sasi lëndë plasëse në një lokal në Rrugën e Durrësit në Tiranë.

Sipas burimeve zyrtare, në kuadër të hetimeve intensive për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje me rrezikshmëri të lartë, u arrestua shtetasi H. L., 46 vjeç, banues në Lushnjë.

Nga hetimet ka rezultuar se motomjeti i përdorur për vendosjen e lëndës plasëse ishte në pronësi të 46-vjeçarit, i cili dyshohet se e ka vënë në dispozicion të autorit të shpërthimit.

Njoftimi i policisë:

Blutë e Tiranës thonë se kanë mundur të identifikojnë dhe kapin shtetasin H. L., 46 vjeç, banues në Lushnje.

Sipas hetimeve paraprake, rezulton se motori i përdorur për vendosjen e lëndës plasëse ishte në pronësi të 46-vjeçarit, i cili dyshohet se ia ka vënë në dispozicion autorit të ngjarjes.

Policia dhe organet hetimore po vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje, me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave dhe vënien e autorëve përpara drejtësisë.

Veprime instensive hetimore për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes, ku u vendos një sasi me lëndë plasëse në një lokal në Rrugën e Durrësit, me datë 18.07.2025.

Identitikohet, kapet, dhe vihet në pranga, një 46-vjeçar, i cili dyshohet se është një autorët e përfshirë në ngjarje. Vijojnë hetimet për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në ngjarje.

Në vijim të punës intensive hetimore me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes së ndodhur me datë 18.07.2025 ku u vendos një sasi me lëndë plasëse në një lokal në Rrugën e Durrësit, është bërë e mundur identifikimi, kapja e ndalimi i shtetasit H. L., 46 vjeç, banues në Lushnje.

Nga hetimet ka rezultuar se motomjeti që u përdor për vendosjen e lëndës plasëse ishte në pronësi të 46-vjeçarit, i cili dyshohet se ia ka dhënë për përdorim autorit të ngjarjes.

Punohet për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në ngjarje me qëllim dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


Video