Yuri Kim: Koha që drejtësia të veprojë me standarde, të jetë e njëjtë me atë të BE

9 May 2022, 18:09Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Yuri Kim: Koha që drejtësia të veprojë me standarde, të

Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë Yuri Kim ka reaguar pas përplasjes Rama-SPAK, ku kreu i qeverisë deklraoi pse drejtësia e re nuk ka nisur ende një hetim ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha dhe ndaj Presidenti Ilir Meta.

Duke folur në konferencën me temë “Drejtësi në kohë sfidash”, kryedimplomatja amerikane në Shqipëri deklaroi se nuk është e e përshtatshme që drejtuesit politikë në pushtet, ose jo, të shprehen se drejtësia shërbehet vetëm kur kundërshtari përfundon në burg dhe ana ime jo.

Më tej ajo nxiti prokurorët dhe gjykatësit e drejtësisë së re të veprojnë dhe të përmbushin pritshmëritë e popullit shqiptar për një drejtësi me standarde të BE-së. Ambasadorja Kim tha se politikanët të mos kërkojë hetimin e këtij apo atij politikani.

"Jam e qartë që flas troç, më lejoni të jem e qartë dhe pak jo diplomatike, çfarë është drejtësia, si duket Shqipëria kur reforma të jetë zbatuar. Ne do ta dimë që Reforma ka qenë suksesshme, por mos quhet më e zakonshme, për këtë kemi vetingun dhe funksionet e tij. Të mos mendojmë që është e përshtatshme që drejtuesit politikë në pushtet ose jo, të thonë se drejtësia shërbehet vetëm kur tjetri përfundon në burg dhe drejtësia nuk funksionon kur ana ime përfundon në burg. Këto nuk janë standardet e drejtësisë. Nuk duhet të vazhdojnë me drejtësinë e të shkuarës, drejtësia që duhet të vijë në Shqipëri është ajo me standarde që janë në përputhje me BE, kjo është ajo qe njerëzit presin. Drejtësia që duhet të vijë në Shqipëri si aleate me NATO, si anëtare e ardhshme e BE, është drejtësi që ka standarde që janë në përputhje me BE, dhe SHBA, është dhe ajo që njerëzit presin, kërkesat e BE janë të qarta, mendoj që veprimet e SHBA përgjatë 31 viteve të fundit e bëjnë të qartë që mbështetja e SHBA për Reformën, janë më të forta se kurrë, po aq të qarta janë dhe pritet e njerëzve, dhe iu nxis që të veproni që të mos zhgënjeni asnjë të ri, është koha të kërkojmë një drejtësi që është e verbër dhe e drejtë në Shqipëri.

Sipas normave dhe praktikave të miqve tuaj SHBA, dhe miqve të ardhshëm BE, reforma në drejtësi quhet e suksesshme kur të mos kemi më gjyqtaë dhe prokurorë të papërshtatshëm. Do të quhet normale kur politikanë në apo jashtë fuqisë të mos kërkojnë hetimin e këtij apo atij. Këto nuk janë standardet që kërkojmë të arrijmë në Shqipëri. Këto nuk janë standardet që kërkojnë shqiptarët kur flasin për reformën në drejtësi. Duhet një drejtësi, ku drejtësia është e verbër, të gjithë janë të barabartë para ligjit. Kur veprojnë prokurorët, nuk duhet ta bëjnë se i ka kërcënuar dikush, i ka porositur dikush apo u ka dhënë para dikush” deklaroi Kim.


Video