Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Një 35-vjeçar është arrestuar pasi ka ngacmuar seksualisht një minorene e cila ishte pasagjere në autobusin e tij. Shoferi i autobusit dhe 15-vjeçarja po udhëtonin se bashku me të, nga Tirana drejt Korçës.
Sipas babait të së miturës, i cili ka bërë denoncimin përkatës vajza ka provuar se shoferi e ka prekur në disa pjesë të trupit pa dëshirën e saj. Policia ka bërë arrestimin e autorit të dyshuar.
Njoftimi i Policisë
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Ngacmimi seksual”, i shtetasit A. B., 35 vjeç, banues në Ersekë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 15-vjeçare.