"Wizz Air" shtyn me 6 orë udhëtimin Genoa-Tiranë, pasagjerët mbeten në aeroport, mes tyre të moshuar dhe fëmijë

31 July 2024, 22:41Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Wizz Air" shtyn me 6 orë udhëtimin Genoa-Tiranë,
Wizz Air

Duket se tashmë "Wizz Air" e ka bërë rrugë talljen me pasagjerët.

Mbrëmjen e sotme, kjo linjë ka shtyrë me plot 6 orë fluturimin Genoa-Tiranë.

Pasagjerët janë lajmëruar kur kanë mbërritur në aeroport për shtyrjen e udhëtimet, por pa u dhënë asnjë shpjegim se përse janë lënë në pritje.

Mes pasagjerëve që kanë mbetur në aeroport ndodhen edhe fëmijë dhe të moshuar.

 

 


Video