Vr*u të dashurin 61 vjeçar për 1 milionë lekë borxh/ Apeli rrëzon vendimin për Marjeta Karajn dhe dy persona të tjerë!

2 Korrik 2025, 11:31Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Gjykata e Apelit të Përgjithshëm ka prishur vendimin për Marjeta Karajn, e cila ishte dënuar me 22 vite burg, ndërsa i biri me 25 vite që është ende në kërkim, si dhe Gazmir Ngota me 22 vite heqje lirie.

Ata akuzohen se kryen masakrën e vitit 2017 duke dhunuar e djegur me benzinë Menduh Kurtdedën.

Vendimi u prish sepse Gjykata e Shkallës së Parë kishte rënduar akuzën ndaj të dyshuarve.

Çështja do të rigjykohet në shkallë të parë me një trupë tjetër gjykuese.


Video