Vrau bashkëjetuesen e tij në Elbasan, Ramiz Mici në gjyq: Nuk e mbaj mend ditëlindjen time

2 August 2022, 11:55Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vrau bashkëjetuesen e tij në Elbasan, Ramiz Mici në gjyq: Nuk e
Ramiz Mici dhe Etlira Elezi

Ramiz Mici, i cili vrau gruan e tij Jetlira Elezi është paraqitur sot në Gjykatën e Elbasanit, ku do të njihet me masën e sigurisë.

Ai është pyetur nga gjyqtarja për gjeneralitetet dhe datën e lindjes, por këtë të fundit ai tha se nuk e mbante mend. Mici në gjyq ka cituar emrat e prindërve të tij, dhe pranon se ka qenë i dënuar më parë për akuzën e dhunës në familje.

Ai ka kërkuar avokat mbrojtës të caktuar nga shteti, pasi tha se nuk kishte lekë për të paguar një avokat të zgjedhur prej tij.

Kujtojmë se vrasja e Jetlira Elezit ndodhi dy ditë më parë në lagjen 'Skëndërbeu' në Elbasan. Ndaj tij është ngritur akuza e vrasjes për shkak të mardhënieve familjare, duke rrezikuar nga minimumi 20 vite burg, e deri në burgim të përjetshëm.

Pronarët e banesës ishin të parët që gjetën gruan e pajetë në mes të dhomës. Sipas pronarit Xhafer Zdrava, dhoma e gjumit ishte e mbushur me gjak, ndërsa 37-vjeçarja ishte gjetur e vdekur në afërsi të dhomës së ndenjës.

 


Video