
Gjykata e Lezhës ka dënuar me burgim të përjetshëm Besnik Pjetrin alias Perdeda, i cili rreth dy vite më parë vrau ish-vjehrrin dhe ish-kunatin.
Krimi i rëndë ndodhi në fshatin "Grykë Zezë te Lezhës në gusht 2022.
Besnik Pjetri u shpall fajtor per vepren penale te vrasjes dhe armëmbajtje pa leje.
Kujtojmë se, krimi i rëndë ndodhi rreth orës 23:00 të mbrëmjes të 29 gushtit 2022 në fshatin Gryk Zezë, ndërsa viktimat janë Pjerin Perjaku 56-vjeç dhe Gent Perjaku 32-vjeç.
Pjetri, ish-dhëndri i familjes shkoi në banesën e Pjerin Përjakut dhe qëlloi me armë atë dhe djalin e tij, duke i lënë të vdekur. Ngjarja e rëndë dyshohet se ndodhi pas konflikteve familjare, ndërsa autori ishte divorcuar me bashkëshorten para 6 vitesh. Ndërkohë, dy viktimat ishin kthyer një ditë para ngjarjes nga Italia. Si shkak për vrasjen autori ngriti pretendimin se viktimat nuk e lejonin që të takonte vajzat e tij.
Autori dhe ish-bashkëshortja kanë jetuar në Itali, pas divorcit kanë qëndruar në vendet e BE-se dhe prej pak kohësh ishte kthyer në Shqipëri. Ish gruaja e kishte denoncuar Pjetrin për dhunë.