Vrau 47-vjeçaren shqiptare, gjykata jep dënimin për ish-efektivin e policisë

23 March 2022, 10:33Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vrau 47-vjeçaren shqiptare, gjykata jep dënimin për
Alfred Kipe ka vrarë partneren e tij Luljeta Heshta 47 vjeçe

Një vit më parë, një ish-efektiv policie u vu në pranga në Itali për një ngjarje të rëndë. Ai u akuzua se i mori jetën një shtetaseje shqiptare dhe Policia e kapi pak më vonë. Ish-polici e refuzoi akuzën derisa erdhi dhe u përball me gjykatën italiane dhe më pas e pranoi, duke dhënë edhe detaje nga konfliktet mes tij dhe gruas që ai i mori jetën.

Prokuroria ka mundur të faktojë një mori të dhënash që janë vendosur kundër tij, fakte këto që e kanë bërë gjykatën të marrë një vendim për dënim të rëndë. Sipas të dhënave të mediave italiane, mësohet se Gjykata e ka dënuar me 24 vite burg ish-efektivin e Policisë, Alfred Kipe pasi në 7 shkurt 2021 ka vrarë partneren e tij, Luljeta Heshta 47 vjeçe.

Vrau 47-vjeçaren shqiptare, gjykata jep dënimin për


Video