Vrau 40-vjeçarin në Korçë e më pas dhe veten. Si lindi konflikti dhe pista ku po heton policia

28 Shkurt 2024, 22:39Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vrasja ne Korce

Emiljano Pine alias Jorgo Prifti, rreth 40 vjeç dhe Ilo Lluka janë viktimat e ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e kësaj mërkure në Korçë. Policia deklaroi se kemi të bëjmë me një vrasje dhe më pas vetëvrasje.

Pista kryesore për të cilën po heton policia ka të bëjë me një problem pronësie.

Ilo Lluka që jetonte në Greqi, ka ardhur në vendin e ngjarjes aty ku Pine ka qenë në lokal duke pirë kafe, të cilit i ka kërkuar për të dalë jashtë dhe në momentin që ka qenë në porta e lokalit e ka qëlluar katwr herë duke e lënë të plagosur rëndë e me pas ka qëlluar veten duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

40-vjeçari Emiliano Pine sipas mjekëve nga plagët e marra e ka pasur të pamundur të mbijetonte.

 



Video