Vrasja e rëndë në Durrës/ Tensione mes dy familjeve Habibi dhe Shkoza, ndërhyn policia

11 December 2024, 09:31Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vrasja e rëndë në Durrës/ Tensione mes dy familjeve Habibi
Majlind Habibi

Pas zbardhjes së ngjarjes së Spitallës, janë shfaqur tensione mes dy familjeve Habibi dhe Shkoza qe janë fqinje me njëra tjetrën.

Policia ka ndërhyrë për të qetësuar familjarët e 33-vjeçarit Branko Shkoza, që u gjet pajetë në kanalin pranë shtëpisë, të enjten e kaluar.

Më dy dhjetor, fqinji i tij Majlind Habibi e ka shtyrë duke e hedhur në kanal pas një konflikti për motive të dobëta.

I arrestuari i policisë ka deklaruar se nuk ka dashur ta vrasë por u konfliktua me të pasi i kishte ngacmuar gruan.

Sjellja dhe reagimi i viktimës, sipas autorit, ka qenë përçmuese, tallëse dhe ai e ka shtyrë duke e hedhur në kanal, pa menduar pasojën.


Video