Aksident i rëndë në aksin Pogradec-Qafë Thanë, dyshohet për 1 viktimë

11 December 2024, 09:03Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aksident i rëndë në aksin Pogradec-Qafë Thanë, dyshohet
Pamje nga vendngjarja

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në aksin Pogradec – Qafë Thanë ku dy mjete janë përplasur me njëra tjetrën.

Nga informacionet paraprake mësohet se nga aksidenti një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Pojskë aty ku dy mjete janë përplasur kokë më kokë pasi njëri nga mjetet ka kryer një manovër të gabuar.

Dyshohet se shkaqet e aksidentit kanë qenë shpejtësia tej normave të lejuara, manovra e gabuar dhe lagështia në rrugë por do jetë ekspertiza ajo që do zbardhi dinamikën e ngjarjes.

Aksident i rëndë në aksin Pogradec-Qafë Thanë, dyshohet


Video