Vrasja e GILMANDO DANIT, ja personat që po pyeten!

13 Nëntor 2025, 10:57Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Gilmando Dani/ Mustafa Sheqeri

Policia shqiptare do të kontaktojë autoritetet spanjolle për shkëmbim informacioni lidhur me lëvizjet e Gilmando Danit dhe Mustafa Sheqerit, të cilët udhëtuan drejt Barcelonës më 7 nëntor dhe kur u kthyen në Rinas më 11 nëntor ranë pre e një atentati.

Hetuesit kanë dyshime të forta se planifikimi dhe organizimi i atentatit ka nisur që nga Barcelona, atje ku qëndruan tre ditë Dani dhe Sheqeri.

Grupi hetimor dyshon se Dani ndiqej prej shumë kohësh nga autorët, madje ishte ndjekur edhe kur u nis drejt Spanjës më 7 nëntor.

Gjithashtu, në pyetje janë marrë disa persona me precedentë penalë, të cilët janë të dyshuar dhe të afërm të Gilmando Danit dhe agjentit të AMP-së.


Video