Organizonin lojëra fati në lokal, në pranga dy persona

13 Nëntor 2025, 08:37Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Pronari dhe administratori i një lokali në Vlorë kanë rënë në prangat e policisë. 

Arbër Lena dhe Sadiel Troka organizonin lojëra fati me kompjutera dhe çipsa pokeri.

Njoftimi i policisë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, pas informacioneve të marra në rrugë operative dhe në kuadër të kontrolleve intensive për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive të paligjshme në fushën e lojërave të fatit, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Game Over”.

Gjatë operacionit të zhvilluar, në lagjen “24 Maji”, në ambientet e një lokali në pronësi të shtetasit A. L., 32 vjeç, u konstatua se zhvillohej aktivitet i kundërligjshëm i organizimit të lojërave të fatit.

Në përfundim të veprimeve procedurale u arrestuan në flagrancë shtetasit:

A. L., 32 vjeç, pronar i ambientit;

S. T., 42 vjeç, administrator i lokalit.

Gjatë kontrollit, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale  7 pajisje kompjuterike të përdorura për lojëra fati, 1 valixhe me çipsa pokeri dhe 1 përforcues metalik grushti.

Gjithashtu, gjatë verifikimeve rezultoi se shtetasi A. L. ishte shpallur në kërkim nga DVP Berat, si i dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.


Video