EMRAT / Këta janë tre kandidatët e propozuar për postin e drejtorit të INSTAT

12 Nëntor 2025, 21:03Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Me vendim të Këshillit të Ministrave, qeveria ka propozuar tre emrat e rinj për pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të Institutit të Statistikave (INSTAT).

Ndër ta është edhe Elsa Dhuli, aktualisht drejtore e Instat, mandati pesë vjeçar i së cilës mbaron këtë muaj. Ledjon Shahini dhe Lantona Sado janë emrat që i janë dërguar Kuvendit.

VENDIMI:

V E N D I M PËR PROPOZIMIN KUVENDIT TË KANDIDATURAVE PËR T’U EMËRUAR NË POZICIONIN “DREJTOR I PËRGJITHSHËM I INSTITUTIT TË STATISTIKAVE”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikave 2 e 3, të nenit 16, të  ligjit nr.17/2018, “Për statistikat zyrtare”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Propozimin Kuvendit për emërimin në pozicionin “Drejtor i Përgjithshëm i Institutit të Statistikave” të kandidaturave të renditura, si më poshtë vijon:

1. Znj. Elsa Dhuli;

2. Z. Ledjon Shahini;

3. Znj. Lantona Sado.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.


Video