Padia e Hajnajt, Gjykata Administrative pezullon garën në Policinë e Shtetit

12 Nëntor 2025, 15:32Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Gjykata Administrative vendosi të pezullojë garën për drejtues në Policinë e Shtetit, e hapur në fillim të muajit nëntor.

Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, e cila ndoqi nga afër procesin, bën me dije se vendimi u dha pas padisë së Aida Hajnajt, e cila iu drejtua administratives në Tiranë pasi i mbaroi mandati si drejtoreshë e BKH.

Por ndërsa ligji thotë që ajo kthehet në detyrën e mëparshme si drejtuese, diçka e tillë nuk ndodhi

Në këto kushte Hajnaj kërkoi në administrative sigurim padie dhe ngrirje të garës për drejtues në Policinë e Shtetit derisa të zgjidhet kërkesa e saj për kthimin si drejtuese në Polici.


Video