Hakerimi i kompjuterëve të Prokurorisë së Posaçme/ Agim Ismaili paraqitet në SPAK, ja çfarë dyshohet

13 Nëntor 2025, 10:50Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Agim Ismaili

Ish-drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismaili, paraqitet sërish në SPAK, lidhur me hackerimin e kompjuterave të Prokurorisë së Posaçme.

Për këtë ngjarje u arrestuan dy persona, Zambak Gjoni dhe Arnold Rrokaj.

Ismaili dhe nipi i tij kanë pasur komunikime me personat e arrestuar. Për më tepër, Ismaili dyshohet se është njeriu që i koordinonte.

Gjithashtu në telefonat e personave të ndaluar u gjetën edhe të dhënat që i janë dërguar Agim Ismailit.

Një person tjetër që është thirrur nga SPAK-u më parë është shtetasi Dritan Palnikaj.

Dritan Palnikaj ishte sekretar i Ministrisë së Brendshme, ku ministër ka qenë Fatmir Xhafaj, është nipi i Agim Ismailit.

 


Video