Vrasja e biznesmenit shqiptar në Itali, dyshimet se u torturua para ekzekutimit

5 September 2022, 11:04Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vrasja e biznesmenit shqiptar në Itali, dyshimet se u torturua para
Fatmir Ara

Vrasja e biznesmenit shqiptar në Itali, dyshimet se u torturua para ekzekutimit. Vijojnë hetimet për të zbuluar se kush vrau dhe çfarë ka ndodhur me Fatmir Arën biznesmenin shqiptar i cili u gjet i vdekur të dielën e 4 shtatorit në fushat e komunës së San Carlo Canavese në provincën e Torinos.

Ara ishte baba i katër fëmijëve, trupi i tij u sinjalizua nga një kalimtar i rastit, pak metra larg automjetit në pronësi të vëllait të tij por në përdorim të Fatmirit. Automjeti u gjet i djegur pjesërisht, e dukes si një përpjekje e autorit të krimit për të zhdukur gjurmët e tij.

Hetimet

Hetimet e para të rrethanave të ngjarjes janë tregues se kush ka rrëmbyer e ekzekutuar biznesmenin shqiptar e njihte atë mirë, ashtu si dhe zonën ku u gjet trupi, pasi mungojnë telekamerat e sigurisë rrugore që mund të jepnin informacione të rëndësishme për policinë.

Autoritetet italiane presin analizat e autopsisë e cila do të realizohet nga mjeku ligjor Roberto Testi, për të zbardhur nëse Fatmir Ara është ekzekutuar në vendin ku u gjet trupi apo diku tjetër dhe më pas është transportuar me automjetin e tij në fushat e San Carlo Canavese.

Fatmir Ara qe zhdukur ditën e premte datë 2 shtator 2022 e bashkëshortja bashkë me vëllain e tij sinjalizuan menjëherë zhdukjen të preokupuar nga moskthimi i tij në banesë.

Dyshohet se ai është rrëmbyer, torturuar e më pas i ekzekutuar. Hijet e së shkuarës së tij e afera të tjera mbeten pikëpyetjet e këtyre orëve që presin zbardhjen e krimit bashkë me gjetjen e autorit të krimit.

Autoritetet policore italiane po hetojnë të gjitha pistat e ambientet që frekuentonte viktima.

Precedentë

Fatmir Ara njihej si person me precedent penal për armëmbajtje pa leje e keqtrajtim familjar.

Më vitin 2018 ai ishte dënuar nga drejtësia italiane me gjykim të shkurtuar me 3 vite heqje lirie ku ishte përfshirë dhe një miku i tij karabinier, i cili u dënua me dy vite burg për përpjekje zbulim sekreti të detyrës.


Video