Tragjedia në Maliq, reagon shkolla: Humbëm një djalë të mrekullueshëm, plot ëndrra, buzëqeshje dhe mirësjellje

15 August 2025, 17:24Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Tragjedia në Maliq, reagon shkolla: Humbëm një djalë të

Njarja e ndodhur një ditë më parë në Pirg të Korçës, ku një 14-vjeçar u vra me thikë nga bashkëmoshatari i tij pas një sherri mes tyre ka tronditur sërish vendin, duke rikthyer në kujtesë të njëjtat dhimbje dhe trishtim që solli një tjetër ngjarje e trishtë e ndodhur disa muaj më parë në kryeqytet.

14-vjeçari E.Xh nuk do të të ulet më në bankat e shkollës në fillim të shtatorit, ëndrrat e tij u prenë në mes, pasi nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra të shkaktuara nga thika e bashkëmoshtarait E.G.

Shkolla e Mesme e Bashkuar “Rexhep Tafili” në Pirg të Maliqit ka bërë një postim prekës në rrejete sociale, duke shprehur ngushëllime familjes së 14-vjeçarit E.Xh.

Postimi:

Lamtumirë, ylli ynë i ndritur Erald!

Sot zemrat tona janë më të rënda se kurrë. Humbëm jo thjesht një nxënës, por një djalë të mrekullueshëm, plot ëndrra, buzëqeshje dhe mirësjellje. Ti ishe shembull i përkushtimit, i dashurisë për dijen dhe i shpirtit të pastër.

Shkolla nuk do të jetë më e njëjta pa ty. Banka ku uleshe do të mbetet bosh, por kujtimet tona do të jenë gjithmonë plot me dritën që ti fale.

Fjalët nuk mjaftojnë për të shprehur dhimbjen, por ti do të mbetesh përjetësisht në zemrat tona.

U prehsh në paqe!

Ti nuk u largove, por u bëre engjëlli më i bukur i Parajsës!

Ngushëllime familjarëve! Jemi bashkë me ju në këtë dhimbje të madhe!


Video