VoxNews publikon pamjet e grabitjes së "exchange" në Tiranë: Autori priti tek...

23 February 2024, 14:47Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
VoxNews publikon pamjet e grabitjes së "exchange" në
Pamje nga vendngjarja

Autori i grabitjes së të enjtes në zonën e Kombinatit në Tiranë, dyshohet të ketë marrë shumën prej 2 milionë lekësh të rinj.

Kështu ka deklaruar pronari i pikës së këmbimit valutor që ra pre e grabitjes. Nga këqyrja e kamerave të sigurisë, autori ka vepruar i vetëm.

Fillimisht ka pritur tek lulishtja përballë biznesit dhe para së të bëhej mbyllja ka hyrë për të bërë grabitjen.

Video e siguruar nga VoxNews:

Pas kryerjes së grabitjes ai është larguar rrugicave, duke përfituar nga errësira. Policia po punon me kamerat e sigurisë për identifikimin e autorit dhe nëse ka patur bashkëpunëtor për t’u arratisur. Për këdo që jep informacion është vënë në dispozicion një shpërblim prej 5000€.

Autori ka qenë i veshur me bluzë të kuqe me kapuç, maskë në fytyrë, jelek jeshil dhe doreza kur futet me pistoletën lodër në pikën e exchange duke u konfliktuar me punonjësin.


Video