VIDEO/ Tjetër incident me urbanët në Tiranë, fiket në semafor dhe shkakton kaos

20 September 2022, 18:57Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
VIDEO/ Tjetër incident me urbanët në Tiranë, fiket në
Pamjet nga incidenti me urbanet në Tiranë

Një tjetër urban ka shfaqur probleme në Tiranë dhe ka bllokuar të gjithë qarkullimin. Në videon e publikuar nga JOQ shihet se një nga urbanët e Tiranës është prishur në qendër të kryeqytetit, në një nga kryqëzimet më kryesore.

Autobusi është fikur në semafor dhe qytetarët janë detyruar të zbresin në mes të kryqëzimit duke rrezikuar edhe jetën.

Në rrugë është krijuar edhe një trafik kilometrik, pasi autobusi ka qëndruar pa lëvizur në kryqëzim. Kjo nuk është hera e parë që urbanët pësojnë defekte. Të paktën pesë aksidente janë regjistruar vetëm këtë vit me mjetet e transportit publik.


Video