Atentati ndaj Erjon Xhenjes, cila është shpresa e vetme për zbardhjen e ngjarjes

20 September 2022, 14:53Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Atentati ndaj Erjon Xhenjes, cila është shpresa e vetme për
Erjon Xhenje

Autorët për vrasjen e 19-vjeçarit Erjon Xhenje në lagjen Kiras të Shkodrës mbeten ende mister edhe për grupin hetimor. Edhe pse ngjarja ka ndodhur në një zonë me shumë biznese, kamerat e sigurisë nuk kanë pikasur dy autorët e kësaj ngjarje të cilët kanë qenë të maskuar dhe të veshur me të zeza.

Autorët dyhsohet se kanë qenë dy persona, një në rolin e drejtuesit të motorçikletës dhe një si autori që shkrepi armën. Në vendin e krimit janë gjetur 7 gëzhoja dhe ndaj në trupin e viktimës 5 plumba pistolete.

Grupi hetimor në një “gabim” të autorëve duke lënë gjurmë të tyre në armën e krimit dhe motorin e djegur të cilat u gjetën në lagjen Guerrila. Për to, pritet përgjigjia e analizave laboratorike.

Për vrasjen e Erjon Xhenjes, aktualisht grup hetimor ka dy pista hetimi, së pari në konfliktet e djalit të xhaxhait të viktimës Sehar dhe Shkëlzen Xhenje, të cilët janë emra të njohur për policinë e Shkodrës, ndërkohë që pista e dytë ku po hetojnë blutë e Shkodrës është ajo e vrasjes së Ismet Çekorjes.

Edhe pse s’ka një provë konkrete, hetuesit e çështjes dyshojnë se viktima ka qenë i përfshirë në këtë ngjarje, kjo lidhur edhe nga afërsia e banesave të dy familjeve Çekorja dhe Xhenje, banues në lagjen Guerrile në qytetin e Shkodrës.

Megjithatë, pavarësisht dyshimeve dhe pistave të ngritura, në policinë e Shkodrës nuk ka ende asnjë person të shoqëruar për këtë ngjarje, përveç dëshmitareve të cilët natën e se dielës kanë qënë prezent në lokalin ku u ekzekutua 19-vjeçari Erjon Xhenje.


Video