Djali rreh babanë në Bulqizë, i djeg stallën e bagëtive dhe traktorin e punës

20 September 2022, 13:11Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Djali rreh babanë në Bulqizë, i djeg stallën e bagëtive

Një djalë i ri është vënë në prangat e policisë së Bulqizës, i akuzuar për dhunë ndaj të atit dhe shkatërrimin e pronës së tij.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, arrestuan në flagrancë shtetasin N. L., 33 vjeç, banues në Gjoricë, Bulqizë.

33-vjeçari ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij 65-vjeçar dhe më pas i ka djegur me zjarr stallën e bagëtive dhe një mjet pune traktor.

Lidhur me këtë rast materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprat penale “Dhunë në familje”, “Shkatërrim i pronës me zjarr”.


Video