Sulmi kibernetik nga Irani/ Ish-drejtuesi i Krimeve të Rënda: Akt i pastër terrorist

20 September 2022, 15:40Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Sulmi kibernetik nga Irani/ Ish-drejtuesi i Krimeve të Rënda: Akt i

Ish-drejtues i krimeve të rënda, Eugen Beci e cilësoi sulmin kibernetik sulm të pastër terrorist ndaj shtetit shqiptar.

Në një intervistë për Euronews, Beci iu referua daljes së emaileve të Gledis Nanos, të cilat sipas tij lidhen me periudhën kur ky i fundit drejtonte Antiterrorin.

“Është sulm i mirëfilltë terrorist pasi në të gjithë elementët e vet, duke krijuar panik pasiguri, problematik me organet ligjzbatuese përmes ndërhyrjeve dhe prishjes së një infrastrukture të rëndësishme që ka dokumente sekrete”, tha Beci.

Sipas tij, fakti që sistemi i fshehtë i policisë së shtetit është hakeruar mbart edhe rrezikun e ndërhyrjes në të dhe manipulimet e mundshme që mund të keqpërdoren nga krimi, ndaj e cilësoi të drejtë ndalimin e publikimit të këtyre materialeve.


Video