VIDEO / Qytetari hyn për të kaluar rrugën, e përplas në tokë çiklistin e “Giro d’Italia”

10 Maj 2025, 17:28Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Giro d'Italia

Një incident i pazakontë ka ndodhur në qendër të Tiranës, teksa po mbahej gara e çiklistëve “Giro d’Italia”.

Një qytetar raportohet se është futur në mes të rrugës dhe ka përplasur një prej çiklistëve duke e rrëzuar në tokë.

Dyshohet se qytetari ka dashur të hidhet nga ana tjetër e rrugës, por ka zgjedhur momentin e gabuar.

Policët shihen në video teksa nuk kanë arritur ta ndalojnë, por kanë tentuar ta kapin pas incidentit.

Video