
Policia e Vlorës ka arrestuar një person të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Në pranga është vënë shtetasit Kastriot Dervishaj, 41 vjeç, banues në lagjen "24 Maji", Vlorë.
Arrestimi i tij është bërë me qëllim ekstradimin drejt Spanjës, pasi akuzohet për trafikim dhe kultivim të lëndëve narkotike.
"Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet gjyqësore spanjolle, me vendimin e datës 14.12.2020, kanë lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Kultivim i bimëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Spanjës." thuhet në njoftimin e policisë.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese spanjolle, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Spanjës.