Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Foshnja që humbi jetën dje në maternitetin Koço Gliozheni pasi u braktis nga nëna e tij në bodrumin e një pallati ka ardhur në jetë në kushte çnjerëzore.
Egljanta Isufi, 30 vjeç, aty ku e lindi, në një bodrum të lagësht, të errët dhe të pistët, aty edhe e braktisi, në mëshirën e fatit, fatkeqësisht tragjik për të.
I sapolinduri humbi jetën 24 orë pas lindjes, për shkak të hipotermisë dhe hemoragjisë në mushkri.
30 vjeçarja, është arrestuar dhe akuzohet për braktisje të “fëmijëve të mitur.”
Më poshtë, pamjet e trishta nga bodrumi ku u braktis foshnja.